Lajmet e fundit

Në orën 11:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari" do të hapet një ekspozitë nga autori Bujar Gashi.
Aty do të paraqiten 12 fotografi ku do të promovohet trashëgimia kulturore e vendit.
Gashi tha për Klan Kosovën se kjo do të jetë ekspozita më e vizituar në vend duke qenë se po mbahet në një vend të veçantë e që do shihet nga të gjithë ata qoftë që shkojnë nga vendi apo edhe që vijnë në Kosovë.
Ekspozita do të jetë e hapur gjatë gjithë viti ndërkaq fotografitë pritet të ndërrohen dy herë gjatë kësaj kohe.
Kjo është ekspozita e tretë personale e Bujar Gashit.