Lojtarët e Osasunës arritën një fitore të madhe 2-1 kundër liderëve Real Madrid, me lojtarin kroat Ante Budimir që luajti një rol kyç.
Ai fitoi dhe shënoi një penallti pas një vendimi të diskutueshëm të arbitrit që u korrigjua nga VAR.
Pas ndeshjes, Budimir komentoi situatën kontroverse.
"Ishte një top që e mora para kujtdo tjetër, dhe Courtois vrapoi jashtë dhe më shkeli. Nuk e di pse gjyqtari e pa në atë mënyrë, e dija që ishte penallti. Më vjen keq për gjithçka që po ndodh rreth diçkaje që ishte e qartë", tha Budimir për DAZN, transmeton Klankosova.tv
Sulmuesi kroat nuk e fshehu lumturinë e tij për fitoren.
"Jam shumë i lumtur, kjo është një ditë e paharrueshme. Nuk e kemi mposhtur Real Madridin për pesëmbëdhjetë vjet dhe kjo është një ditë historike që dua ta shijoj”. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.