Milwauekee Bucks ka regjistruar fitoren e parë në NBA në sezonin e ri, duke mposhtur Philadelphia 76ers me shifrat 118-117.
Damian Lillard ishte i pandalshëm në debutim me Bucks, duke shënuar 31 pikë, katër kërcime dhe tetë asistime.
Te Philadelphia u dallua Tyrese Maxey me 31 pikë, katër kërcime dhe tetë asistime.
Bucks e nisën mirë çerekun e parë duke triumfuar me shifrat 30-23, ndërsa çerekun e dytë 33-21.
Në periudhën e tretë, Philadelphia u kthye në lojë duke fituar me rezultat 31-25. Edhe në çerekun e katërt Philadelphia triumfoi me dy pikë më shumë por që nuk mjaftoi për fitore.
Rezultati final në fund ishte 118-117.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.