Washington Wizards po vazhdojnë fillimin e tyre të mirë me një tjetër fitore kundër kampionit aktual Milwaukee Bucks.
Në duelin e zhvilluar në Capital One Arena, Bucks janë mposhtur me shtatë pikë epërsi 94-101 nga Washington.
Më i miri tek Wizards ishte Bradley Beal me 30 pikë, pesë kërcime dhe tetë asistime.
Me lojë të mirë u dalluan edhe Montrzl Harrel me 15 pikë, katër asistime dhe një asistim dhe Kyle Kuzma me 15 pikë, 10 kërcime dhe pesë asistime.
Tek Washington më i miri ishte Giannis Anetokounmpo me 29 pikë, 18 kërcime dhe pesë asistime.
Për Wizards kjo ishte fitorja e shtatë këtë edicion dhe mbajnë vendin e tretë në Konferencën e Lindjes.
Teksa, Bucks kanë katër fitore dhe gjashtë humbje. /Klankosova.tv/.
https://twitter.com/i/status/1457511905866616834
https://twitter.com/i/status/1457519063425454089
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.