Presidenti amerikan, Joe Biden ka pritur në takim kampionin e NBA-së, Milwauek Bucks, në Shtëpin e Bardhë të hënën, teksa vlerësoi lojtarët e ekipit për përpjekjet e tyre për të promovuar vaksinat e koronavirusit, gjithashtu i përgëzoi për titullin e fituar.
Bucks ishin kampionët e parë të NBA që vizituan Shtëpinë e Bardhë në gati pesë vjet.
Biden kujtoi se Buck mbajtën një qëndrim "për drejtësi dhe paqe", pas vrasjes së Jacob Blake në Kenosha, Wisconsin, duke i bërë njerëzit të ndërgjegjësohen për atë që po ndodhte.
Bucks, të drejtuar nga Giannis Antetokounmpo, patën disa momente emocionale gjatë vizitës së tyre në Shtëpinë e Bardhë.
Antetokounmpo, i lindur në Greqi dhe djali i emigrantëve nigerianë, tha pas ceremonisë se u prek kur dëgjoi Biden teksa tregonte historinë e jetës së tij, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.
Ai ishte gjithashtu krenar që presidenti vuri në pah aktivizmin e tij dhe të shokëve të skuadrës.
"Jam krenar për shokët e skuadrës që mundëm të qëndronim në dhomat e zhveshjes, të flisnim për këtë, të shprehnim mendimin tonë. Unë munda të mbaj qëndrim për diçka në të cilën besoj", tha ai.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.