Lajmet e fundit

Vetëm gjatë vitit 2024 janë lëshuar mbi 1.019 leje ndërtimi, ndërsa edhe vetë Kryeinspektori i Punës ka pranuar se numri aktual i inspektorëve nuk i përgjigjet nevojave reale të tregut të punës”, thuhet në njoftim.Sindikata rikujton se institucionet kanë vepruar edhe më herët në situata të ngjashme. Në korrik të vitit 2024, Ministria e Shëndetësisë kishte urdhëruar ndërprerjen e punës në sektorin e ndërtimtarisë nga ora 11:00 deri në 17:00, për shkak të temperaturave që kishin tejkaluar 36 gradë Celsius. BSPK kërkon që masa të ngjashme të zbatohen edhe këtë verë, duke përfshirë sigurimin e ujit të pijshëm, vendeve me hije, pushimeve të rregullta dhe ndërprerjen e punës gjatë orëve më të nxehta të ditës. Përveç sektorit privat, BSPK ngre shqetësime edhe për kushtet e punës në institucionet publike. Sipas sindikatës, janë pranuar ankesa nga punonjës të administratës publike dhe institucioneve shtetërore për mungesë ventilimi, sisteme klimatizimi jofunksionale ose të pamjaftueshme dhe ambiente të papërshtatshme pune gjatë temperaturave të larta.
E drejta për kushte të sigurta dhe të shëndetshme pune duhet të garantohet në çdo vend pune, përfshirë institucionet publike”, thuhet në reagimin e BSPK-së.Në fund, sindikata u ka bërë thirrje Inspektoratit të Punës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve të tjera përgjegjëse që të intensifikojnë kontrollet dhe monitorimin e zbatimit të masave mbrojtëse në të gjitha vendet e punës. BSPK ka ftuar gjithashtu punëtorët që ndihen të rrezikuar nga kushtet e punës të kontaktojnë sindikatën për mbështetje dhe raportim të rasteve.
Siguria dhe shëndeti në punë nuk duhet të bëhen temë vetëm pasi të ndodhë tragjedia. Mbrojtja e jetës, shëndetit dhe dinjitetit të punëtorëve duhet të jetë prioritet i përhershëm i institucioneve dhe punëdhënësve”, thuhet në reagim. /klankosova.tv