11.03.2016 · përditësuar para 3769 dite1 min lexim
Publiku i “Staples Center” shijoi përplasjen e 22-të mbi parket mes Kobe Bryant dhe LeBron James, me dy të yjet e NBA që ofruan një mbrëmje spektakolare të basketbollit amerikan.
Betejën e statistikave e fitoi Black Mamba, me 26 pikë, 2 asist dhe 5 ribound, ndërsa mbreti James u ndal në 24 pikë, 7 asiste dhe 5 topa të kontrolluar nën tabelë.
Përsa u përket shifrave përfundimtarë Cavaliers triumfuan 120-108. Me këtë disfatë Lakers ndalën serinë e fitoreve të arritura ndaj Golden State dhe Orlando Magic.
Në fakt të dyja skuadrat më shumë se për fitoren menduar për spektaklin, duke fituar edhe duartrokitjet e tifozëve kalifornianë.
https://www.youtube.com/watch?v=XmOvsEN_9po
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.