29.01.2018 · përditësuar para 3086 dite1 min lexim
Bruno Mars dhe Kendrick Lamar dominuan shfaqjen, dhe shumicën e çmimeve në Grammys 2018.
Mars arriti që të marrë trofeun për albumin e vitit, çmim që shumica e kritikëve kishin supozuar se do të shkonte për Tour de Force, Damn të Lamar.
Mars u largua nga Grammys me gjashtë trofe në total, duke përfshirë tre çmimet më të mëdha: albumin e vitit, këngën e vitit dhe rekordin e vitit, transmeton Klan Kosova.
Duke folur në skenë, ai pati fjalë të mira për konkurrentët e tij duke thënë: "Ju jeni arsyeja pse unë jam në studio duke shkulur flokët".
Ai gjithashtu tregoi historinë se si, si një 15 vjeçar në Havai, kishte luajtur në një shfaqje të quajtur Magjia e Polinezisë, duke kënduar këngë nga tekstshkruesit e R &B - Babyface, Jam & Lewis dhe Terry Riley.
"Do të jem i sinqertë, unë isha i jashtëzakonshëm në moshën 15 vjeçare", tha ai duke qeshur, para se të shpjegonte se si donte të rikrijonte muzikën dhe hitet e viteve '80 dhe '90 në albumin e tij të fundit.
"Këto këngë u shkruan me asgjë tjetër pos gëzimit ... dhe kjo është e gjitha që doja të sjell me këtë album. Shpresoj se mund ta ndjej këtë përsëri dhe të shoh të gjithë të lëvizin dhe vallëzojnë".
Përpos çmimeve që mori Bruno Mars, edhe kompania e regjistrimit fitoi një çmim për punën e tyre në album.
Fitorja e tij e hoqi albumin më politik të Kendrick Lamarit nga çmimet kryesore të natës - por ylli i lindur nga Compton megjithatë arriti të marrë pesë trofe, përfshirë albumin më të mirë rep, këngën më të mirë rep dhe performancën më të mirë rep.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.