Këngëtari legjendar Bruce Springsteen ka shkruar një shkrim prekës për filmbërësin Jonathan Demme i cili vdiq të mërkurën, pas komplikimeve nga kanceri i ezofagut.
“Këtu ne Rrugën E, jemi thellësisht të pikëlluar për vdekjen e Jonathan Demme”, shkroi Springsteen në ueb-faqen zyrtare.
“Ai ishte inspirim për mua, një filmbërës i bukur dhe një shpirt i madh”.
Springsteen e kishte fituar çmimin Oskar për Këngën më të Mirë “Streets of Philadelphia”, e që ishte kënga kryesore e filmit “Philadelphia” të drejtuar nga Demme.
Demme gjithashtu kishte shërbyer si regjisor i videoklipit të këngës “Streets of Philadelphia”.
https://www.youtube.com/watch?v=4z2DtNW79sQ
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.