10.03.2023 · përditësuar para 1195 dite1 min lexim
Në mungesë të Giannis Antetokounmpos shpërtheu Brook Lopez.
Qendra e Milwaukee Bucks ishte basketbollisti më i dalluar në fitoren e Milwaukee Bucks ndaj Brooklyn Nets, me rezultat 118-113
34 vjeçari luajti 36 minuta dhe shënoi 24 pikë, 10 kërcime, tri asistime, ndërsa shpërndau nëntë bllokada tek kundërshtarët.
Falë tij, “Drerët” e korrën fitoren e tretë rresht në NBA e të 48-tën sezonale për të qenë lider në tabelë në Konferencën Lindore.
●●●
SK
SHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.