Kampioni i Kosovës, Drita, ka konfirmuar se kapiteni i skuadrës, Rrona Broja, do të jetë me “Intelektualët” edhe për tri sezone.
Vazhdimi i kontratës për Brojën u bë pas një sezoni fantastik që pati Drita, ku u shpall kampion për herën e katërt.
“Kapiteni mbetet besnik ndaj klubit tonë dhe këtë e ka bërë të ditur drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi sot me prezantimin e tij në ambientet e klubit”, thuhet në njoftimin e Dritës, transmeton Klankosova.tv.
Mesfushori Broja pati rol kyç në suksesin e Dritës gjatë këtij kampionati, ndërsa te Kosova ka luajtur në katër miqësore.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.