Lajmet e fundit

Aktorja Brie Larson, është shpallur si më e mira në rolin kryesor, për performancën e saj në filmin “Room”, nga Akademia Amerikane e Filmit.
Larson interpreton rolin e një vajze, e cila që 17 vjeçare është kidnapuar nga një person e është mbajtur e mbyllur në një depo për vite të tëra. Ajo ka një djalë 5 vjecar, dhe bën çmos që ta nxjerrë nga dhoma e t’ia tregojë botën e jashtme.
Larson për çmimin “aktorja më e mirë në rolin kryesor”, ishte në garë me Cate Blanchett për filmin Carol, Jennifer Laërence për filmin Joy, Charlotte Rampling për rolin në filmin 45 Years, Saoirse Ronan për interpretimin në filmin “Brooklyn”. /klankosova.tv