Brian Johnson i ka hedhur poshtë spekulimet që tekstin e "Back in Black" e ka shkruar vokalisti Bon Scott para se të vdiste.
Ishte Johnson ai që e kishte zënë vendin e Scottit si vokalist i bendit AC/DC pasi Scott ishte ndarë nga jeta pas helmimit me alkool.
"Isha unë ai në fund të lapsit, duke shkruar cdo natë dhe cdo mëngjes, me vetëm titullin për bazëm" ka deklaruar këngëtari.
"Kjo kishte ndodhur. Kjo është e vërteta dhe shpresoj që kjo ta qartësojë".
Kishte qenë marsi i vitit 1980, diku një muaj pas vdekjes së Scottit, kur Johnsoni kishte bërë audicion për bendin australian dhe e kishte fituar atë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.