Lajmet e fundit

Më 16 korrik të vitit të kaluar, rreth orës 21:00, zjarrfikësit kishin intervenuar për shuarjen e një zjarri të madh që kishte përfshirë dy kulmet e banesave në këtë ndërtesë. Për shkak të përmasave të zjarrit, atyre iu desh më shumë se një orë për ta vënë situatën nën kontroll. Në atë rast nuk u raportua për persona të lënduar.
https://klankosova.tv/ska-te-lenduar-nga-zjarri-ne-ndertesen-e-banimit-te-parku-i-qytetit/Ndërkaq, sot më 27 qershor, zjarri ka shpërthyer sërish në të njëjtën ndërtesë, këtë herë në anën tjetër të objektit.
Në vendin e ngjarjes janë angazhuar mbi 10 kamionë të zjarrfikësve, tri automjete të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit, si dhe ekipe të zjarrfikësve nga Lipjani.
Si pasojë e zjarrit, tre zjarrfikës kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa janë lënduar edhe dy qytetarë, mes tyre një fëmijë, i cili është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Trajtim mjekësor po merr edhe kryefamiljari.
Kështu bëri të ditur gazetari i Klan Kosovës, Kastriot Tahiri, i cili tha se në vendin e ngjarjes vazhdojnë të jenë të angazhuara ekipe të shumta zjarrfiksëve.
Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa autoritetet pritet të nisin hetimet për zbardhjen e rastit. /Klankosova.tv https://klankosova.tv/femija-po-trajtohet-ne-qkuk-pas-zjarrit-ne-banesen-te-parku-i-qytetit-video-3/