Zgjedhjet e Brazilit po shkojnë në një raund të dytë në të cilin krahu i majtë Luiz Inácio Lula da Silva do të përballet me presidentin aktual të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro.
Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, Lula kishte fituar 48% kundrejt 43% të Bolsonaros - një rezultat shumë më i afërt se sa kishin sugjeruar sondazhet, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Por Lula nuk arriti më shumë se 50% të votave të vlefshme të nevojshme për të parandaluar balotazhin.
Fitorja e plotë në raundin e parë do të ishte gjithmonë një sukses i madh për çdo kandidat -pasi kjo ishte hera e fundit që kjo ndodhi ishte 24 vjet më parë.
Në debatin e fundit televiziv para votimit, Presidenti Bolsonaro e quajti Lula’n një hajdut, në lidhje me akuzat për korrupsion që e futën në burg për 580 ditë përpara se të anulohej dënimi.
Lula, nga ana tjetër, e ka etiketuar Bolsonaro’n një të çmendur.
Por votuesit në Brazil kanë shumë shqetësime të tjera të ngutshme, si rritja e çmimeve të ushqimeve, të cilat kanë kontribuar në një rritje të varfërisë dhe urisë, transmeton Klankosova.tv.
Shumë votues përmendën gjithashtu arsimin dhe nivelet e larta të pabarazisë në Brazil si çështje që duan të trajtojë presidenti i ri.
https://www.youtube.com/watch?v=A5dV_ICGVYI
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.