Aktori amerikan, Brad Pitt, raportohet se po punon bashkë me vozitësin e Formula 1, Lewis Hamiltonin, rreth një filmi garash.
Lufta për sigurimin e të drejtave të filmit tashmë ka filluar, film ky që në krye do ta ketë producentin Jerry Bruckheimer dhe regjisorin, Joseph Kosinski.
Sidoqoftë, detajet e syzheut ë filmit po mbahen të fshehura, teksa ofertat nga Paramount, MGM, Sony dhe Universal tashmë kanë vërshuar.
Interesim kanë shprehur edhe shërbimet e transmetimit si Netflix-i, Apple dhe Amazoni, sipas raportimeve nga The Hollyëood Reporter.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.