Boston Celtics ka shënuar fitore ndaj New York Knicks me rezultat 117:119 dhe u deshën shtesat pasi loja e rregullt përfundoi, 107:107.
Kristaps Porzingis ishte pikëshënuesi më i mirë te Bostoni pasi ia dha 34 pikë ish-klubit të tij.
Po aq sa letoni pati Karl Anthony-Towns te Knicks, por i cili p oashtu shtoi edhe 14 kërcime.
Kësisoj, Celtics zënë vendin e dytë në Konferencën Lindore të NBA-së me 59 fitore e 20 humbje, e pas tyre vijnë Knicks me 50 sosh e 29 humbje.
Në takimet tjera mbrëmë, Oklahoma City Thunder mposhti Los Angeles Lakers, Cleveland Cavaliers fitoi ndaj Chicaco Bulls, Indiana Pacers ndaj Washington Wizards, Orlando Magic ndaj Atlanta Hawks, Brooklyn Nets ndaj New Orleans Pelicans, Milwaukee Bucks ndaj Minnesota Timberwolves, Golden State Warriors si mysafir i Phoenix Suns, si dhe Los Angeles Clippers ndaj San Antonio Spurs.
https://www.youtube.com/watch?v=JtavgG0ZCn8
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.