E shtuna e pasur sportive në Artmotion hapet me super-ndeshjen e NBA: Boston Celtics kundër LA Clippers.
Dyshja e LA Clippersave, Kawi Leonard – Paul George do ti bëjë konak dyshes së Boston Celtics e cila është fantastike këtë sezon, Jason Tatum – Jaylen Brown. Kështu, super - dueli
Boston Celtics kundër LA Clippers do të hap të shtunën e pasur sportive në Artmotion dhe do të filloj nga ora 04:00 e mëngjesit me transmetim të drejtpërdrejt në Art Sport 1.
04:00 BOSTON CELTICS – LA CLIPPERS ART SPORT 1
Pas gjashtë ndeshjeve radhazi si mysafirë, Clippers kthehen në shtëpi ku janë të pamposhtur në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit kurse në total, në Staples Center kanë regjistruar 8 fitoreve krahas 2 humbjeve.
Nikoqirët e prirë nga Leonard dhe George janë të motivuar të vazhdojnë këtë seri pozitive si vendas ndaj Bostonit që nuk është kafshatë e lehtë për tu kapërdirë përkundër faktit se kohëve të fundit nuk po ju ecën mirë. Boston Celtics nuk ka treguar formë të mirë kohët e fundit pasi në 10 ndeshje ka pësuar 6 humbje dhe vetëm 4 fitoreve. Këtë seri negative, dyshja Tatum – Brown dëshiron ta ndërpres dhe t’i kthehet fitoreve dhe ngjitjes kah maja e Konferencës Lindore ku aktualisht gjendet në pozitën e katërt me 11 fitore e 9 humbje.
Për dallim nga mysafirët e tyre, Clippers aktualisht kanë sukses prej 17 fitoreve dhe 6 humbjeve dhe renditen në pozitë e dytë të Konferencës Perëndimore.Clippers janë gjithashtu skuadra e dytë më e suksesshme në NBA në përgjithësi pas liderëve të perëndimit, Utah Jazz (17-5) pasi lideri i Konferencës Lindore skuadra Philadelphia 76‘ers kanë 16 fitore e 7 humbje.
Duhet theksuar se Los Angeles Clippers këtë sezon kanë arritur 10 fitore me dallim prej 10 pikësh ndërsa Bostoni është ndër skuadrat më të mira në NBA për kërcime në sulm por
17 herë kampionët e NBA kur po luajnë në udhëtim po e kanë suksesin gjysmak, në 12 duele si mysafirë kanë 6 fitore e 6 humbje.
Në këtë ballafaqim Bostoni nuk do ti ketë në dispozicion Payton Pritchardin, Marcus Smartin dhe Romeo Langfordin kurse LA Clippersave do t’i mungoj sërish Patrick Beverly.
A do ketë fuqi Bostoni ta ndal serinë pozitive të Clippersave në Staples Center apo nikoqirët do t’ua shkaktojnë mysafirëve nga Bostoni humbjen e shtatë në 10 ndeshjet e fundit, kjo mbetet të shihet të shtunën nga ora 4 e mëngjesit, ekskluzivisht në Art Sport 1.
PESËSHET E MUNDSHME STARTUESE
LA CLIPPERS: Serge Ibaka, Nicolas Batum, Kawhi Leonard, Paul George, Reggie Jackson
BOSTON CELTICS: Jeff Teague, Tristan Thompson, Daniel Theis, Jayson Tatum, Jaylen Brown
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.