Skuadra më e trofeshme në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA, Boston Celtics ka pësuar edhe në ndeshjen e dytë të këtij sezoni, madje kësaj here është mposhtur në shtëpi.
Kësaj here Milwaukee Bucks fitoi me tetë pikë dallim, 108-100 ku më i dalluari ishte Giannis
Antetokounmpo me ‘double-double’ 37 pikë e 13 kërcime.
E nga ai që pritej më së shumti, Kyrie Irving pati paraqitje të zbehtë për Bostonin, duke shënuar vetëm 17 pikë dhe duke dhënë vetëm 3 asistime.
klankosova.tv
https://youtu.be/NhgtvfqqIzs
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.