Ekipi i Boston Celtics kaloi në çerekfinale të NBA, pasi në raudin e parë të play offit e eleminoi skuadrën e Atlanta Hawks me rezultat të përgjithshëm 4-2.
Në duelin e fundit, Celtics triumfoi në “State Farm Arena” me rezultat final 128-120.
Basketbollisti më i mirë në ndeshje ishte Jayson Tatum me “double-double”, 30 pikë, 14 kërcime e 7 asistime, ndërsa kosha-shënuesi më i dalluar ishte shoku i ekipit të Tatum, Jaylen Brawn me 32 pikë.
Kundërshtari i radhës i Boston Celtics është Philadelphia 76ers. Ndeshja e parë ndërmjet tyre do të zhvillohet me 2 maj në “TD Garden”.
●●●
SK
SHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.