Bora ka njoftuar se është përforcuar me basketbollistin e Kosovës, Ardit Pepajn.
Pepaj ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me ekipin e Borës, njofton Klankosova.tv.
“Me kënaqësi ju njoftojmë se klubi ynë ka arritur marrëveshje dyvjeçare me basketbollistin e përfaqësueses së Kosovës, Ardit Pepaj”, thuhet në njoftim.
“Jemi të bindur se ai do të sjellë një energji të re dhe një nivel të lartë profesionalizmi në ekipin tonë”.
“Ne i urojmë mirëseardhje të ngrohtë Arditit dhe i dëshirojmë shumë suksese në aventurën e tij të re me klubin tonë”.
Bora gjithashtu ditë më parë ka njoftuar se ka nënshkruar me Rezart Memedin dhe Jetmir Zeqirin.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.