Bora ka shënuar një fitore të madhe në derbin e kryeqytetit, duke triumfuar ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 88-78.
Skuadra e Kascelanit e dominoi ndeshjen nga sekonda e parë deri te e fundit, duke mbajtur epërsinë për plot 40 minuta lojë dhe pa lejuar asnjëherë që Prishtina të kalojë në avantazh.
Kjo paraqitje e bindshme i siguron Borës fitoren e tretë sezonale dhe të dytën rresht nën drejtimin e trajnerit Kascelan, i cili duket se ka gjetur formulën e duhur për skuadrën.
Në anën tjetër, Sigal Prishtina regjistroi humbjen e pestë këtë edicion dhe të tretën me radhë, duke e thelluar krizën e rezultateve dhe duke rritur presionin brenda klubit.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.