Phoenix Suns e kanë nisur sezonin me fitore, duke fituar ndaj Dallas Mavericks me rezultat 121:100.
Devin Booker shkëlqeu me 35 pikë e shtatë asistime, përcjellë nga Trevor Ariza me 21 pikë, shtatë asistime e tetë kërcime.
Përzgjedhja e parë e draftit të sivjetmë, DeAndre Ayton, debutoi në NBA me 18 pikë e 10 kërcime.
Në anën tjetër për Dallasin më së shumti pikë pati Dwight Powell, me 16 pikë, ndërkaq debutanti Luka Donçiq, pati 18 pikë e tetë kërcime.
https://www.youtube.com/watch?v=I3F6ICR4FPg
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.