Legjenda e grupit irlandez U2 ka ndërprerë në gjysmë performancën në Berlin mbrëmjen e së shtunës pasi këngëtari kryesor Bono kishte "pësuar një humbje të plotë të zërit".
"Ne nuk e dimë se çfarë ka ndodhur dhe po marrim këshilla mjekësore", ishte shkruar në një deklaratë të nënshkruar nga anëtarët e grupit Adam Clayton, Larry Mullen dhe The Edge.
"Ne ndihemi aq keq për anulimin e sotëm, Bono ishte në formë të mirë dhe zë të madh përpara shfaqjes dhe ne ishim të gjithë në kërkim të natës së dytë në Berlin, por pas disa këngëve, ai pësoi një humbje të plotë të zërit" thuhej më tutje në deklaratë.
Faqja e fansave të U2 shkroi në Twitter se këngëtari u përpoq të interpretojë këngën “Beautiful Day” para se të largohej nga skena.
U2 do të vazhdojnë turneun deri më 10 nëntor, ndërsa performancën do ta vazhdojnë më 4 shtator të cilën do t`a shfaqin në qytetin Koln të Gjermanisë.
https://www.youtube.com/watch?v=A6rTFFbN7E8&app=desktop
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.