Alexander Isak, sulmuesi i Newcastle dhe Suedisë, i vlerësuar me 120 milionë euro nga Transfermarkt, po i bashkohet Liverpoolit për 150 milionë euro, tarifa më e lartë e transferimit në historinë e Premier League.
Ky lajm u bë i ditur në orën 1 të mëngjesit në ditën e fundit të afatit kalimtar nga Fabrizio Romano, me thirrjen dalluese "Here we go!" të burimit më të besuar në tregun e futbollit kur të përfundojë marrëveshja, transmeton Klankosova.tv.
Liverpool thyen rekordin anglez për herë të dytë këtë verë:
"Transferimi është rënë dakord për një tarifë prej 130 milionë £, një rekord i Premier League. Isak do t'i nënshtrohet sot vizitave mjekësore si lojtar i ri i Liverpoolit, pasi ka rënë dakord për detajet e një kontrate afatgjatë me Reds disa muaj më parë. Isak gjithmonë ka dashur t'i bashkohet Liverpoolit", shkroi Romano.
E konvertuar në euro, tarifa e Isakut është 150 milionë euro, duke e bërë atë lojtarin më të shtrenjtë në historinë e Premier League. Blerja e Isakut nga Liverpool thyen rekordin për transferimin më të shtrenjtë në historinë angleze për herë të dytë këtë verë, pasi më parë kishte sjellë Florian Wirtz nga Bayer Leverkusen për 125 milionë euro.
Tarifat më të larta të transferimeve në historinë angleze:
Alexander Isak nga Newcastle në Liverpool për 150 milionë euro
Florian Wirtz nga Bayer Leverkusen në Liverpool për 125 milionë euro
Enzo Fernandez nga Benfica në Chelsea për 121 milionë euro
Jack Grealish nga Aston Villa në Manchester City për 117.5 milionë euro
Declan Rice nga West Ham në Arsenal për 116.6 milionë euro
Blerja e Isak nga Liverpool është gjithashtu shuma e tretë më e lartë e paguar për një lojtar në historinë e futbollit. Vetëm blerjet e PSG-së për Neymar dhe Kylian Mbappe janë përpara tij.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.