Një nga ndeshjet më të çmendura të këtij edicioni në Europa League u zhvillua në “Olimpico”, ku Bologna arriti të eliminojë Romën pas një drame të vërtetë me plot shtatë gola, duke siguruar kështu kualifikimin në çerekfinale.
Sfida nisi me golin e Rowe që kaloi mysafirët në epërsi, por Roma reagoi shpejt dhe barazoi përmes Ndicka.
Më pas, Bologna mori sërish kontrollin e ndeshjes duke realizuar dy herë me Bernardeschi nga penalltia dhe Castro, duke krijuar avantazh të rëndësishëm.
Megjithatë, verdhekuqtë nuk u dorëzuan dhe rikthyen emocionet në maksimum. Mahlen nga penalltia dhe Pellegrini shënuan për Romën, duke barazuar rezultatin dhe dërguar ndeshjen në vazhdime.
Në kohën shtesë, ishte Cambiaghi ai që vulosi gjithçka. Goli i tij në vazhdimin e dytë i dha fitoren 3-4 Bolognës dhe mbylli një mbrëmje spektakolare në kryeqytetin italian.
Me këtë triumf, Bologna kalon në çerekfinale të Europa League, ku do të përballet me Aston Villa në një tjetër duel që pritet me interes të madh.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.