Boksierja Donjeta Sadiku, e ka fituar mdealjen e artë në turneun ndërkombëtar “Strandja” që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Në finalen e kategorisë deri në 60 kilogramë, ajo e ka mposhtur bindshëm kundërshtaren e saj nga Kazakistani, Volossenko Rimma, me rezultat të pastër 5 me 0.
Trajnerja Marjola Sallauka, e ka vlerësuar formën e shkëlqyer të sportistes kosovare, duke theksuar se do të vazhdojnë punën për sukseset e radhës në garat evropiane dhe botërore.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.