Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar "Çesme" që do të mbahet në Izmir të Turqisë nga 22 prilli deri më 1 maj.
Në lidhje me formën e Sadikut, trajnerja Marjola Sallauka, e cila bashkë me të janë në Izmir që nga 10 prilli, është shprehur se ajo është në formë të mirë dhe e gatshme për turneun, transmeton Klankosova.tv.
"Këto përgatitje dhe ky turne janë të mirëseardhura për Donjeta Sadikun, e cila duhet të ruaj formën dhe të vazhdojë me përgatitjet që të jetë e gatshme për garat kualifikuese për Lojërat Olimpike "Paris 2024", që do të mbahen në Krakow të Polonisë nga 21 qershori deri më 2 korrik.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.