Boksieri britanik, Tyson Fury, është bërë baba për herë të gjashtë, këtë herë i një vajze.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë boksieri përmes një postimi në Instagram, njofton Klankosova.tv
"Ju lutemi të gjithë mund të luteni për vajzën time të vogël që lindi këtë mëngjes. Athena Fury lindi 8/8/21”, ka shkruar ai në Instagram.
Kampioni i WBC-së tani ka tre vajza me Athenën, që i bashkohet motrave Venezuelës, dhe Valencia Amber.
Tyson dhe e dashura e tij, Paris, u lidhen në moshë të re me njëri-tjetrin kur ai ishte 16 vjeç ndërsa ajo 15.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.