Është njoftuar që do të ketë një film “Bob’s Burgers”.
Ky film pritet të publikohet më 17 korrik të vitit 2020.
Shou i animuar – që përcjellë familjen Belcher dhe restorantin e tyre me hamburgerë – së pari ishte dhënë premierë në Fox më 2011.
Aktualisht, ky shou është në sezonin e tetë.
Ndërkaq Deadline tani raporton që do të ketë film bazuar në tregimin e këtij shou, e që do të prodhohet nga 21st Century Fox.
“Jemi të entuziazmuar që jemi ftuar ta sjellim Bob’s Burgers në ekranin e madh”, tha krijuesi i këtij shou, Loren Bouchard.
https://www.youtube.com/watch?v=mJOGKxY7Khg
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.