Jerome Boateng kishte të drejtë. Mbrojtësi bavarez qysh në 2013 nuk kishte dyshime nëse Messi e meritonte apo jo Topin e Artë: “Përgëzime Messit. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe e meriton më shumë se kushdo tjetër këtë çmim!" - pati shkruar Boateng nw Twitter.
Këto fjalë fituan peshën e tyre të vërtetë të enjten kur Boateng u gjet i bombarduar nga shakatë pas driblimit që Messi i bëri duke e rrëzuar në shpinë, në fitoren 3-0 të katalanëve. Mbrojtësi i Bayern nuk foli fare në konferencën për shtyp pas ndeshjes.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.