Autoritetet amerikane janë duke hetuar origjinën e një blloku të mistershëm akulli që ra nga qielli dhe goditi çatinë e metalizuar të një shtëpie në Florida.
Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Palm Coast, ata u njoftuan për disa copa akulli që kishin rënë mbi rrugë, me një nga to që goditi një shtëpi.
Zjarrfikësit zbuluan se blloku i akullit kishte hapur një vrimë të madhe në çatinë e metalizuar dhe ishte futur në dhomën e ditës.
Departamenti i Ndërtimit të Palm Coast inspektoi dëmet dhe e vlerësoi shtëpinë të sigurt për t'u banuar. Gjithashtu, Autoriteti Federal i Aviacionit është njoftuar për ngjarjen.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.