Mesfushori Blendi Baftiu është kthyer sërish te gjiganti kryeqytetas, Prishtina.
Ai kishte luajtur për prishtinasit në vitet 2016-2018.
“Mesfushori, i cili ka qenë më parë pjesë e klubit tonë, rikthehet në radhët bardhekaltër për të dhënë kontributin e tij në edicionin e ri. Baftiu pritet të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës për edicionin e ri, ku synimet e klubit mbeten të qarta në të gjitha garat”, ka shkruar Prishtina në njoftim.
“Po vij me besimin dhe shpresën që bashkërisht të arrijmë kthimin e Prishtinës kampione, dhe sukseset sa më të larta në garat evropiane”, është shprehur Baftiu për ta.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.