Një person nga Karolina e Veriut të ShBA-së zbuloi se fati qëndron te hera e tretë pasi kuptoi se fitoi një çmim prej 200 mijë dollarësh nga bileta e tretë e lotarisë që kishte blerë ndonjëherë në jetën e tij.
Cody Plemmons, 18 vjeç, u tha zyrtarëve të lotarisë se ai u ndal për ta blerë biletën rrugës për në Tenesi.
“Kemi ndaluar kryesisht në pikën e karburantit për një pije dhe një meze të lehtë”, tha ai.
Djaloshi fatlum tha se ishte në sportel kur mori vendimin e befasishëm për të blerë biletën gërvishtëse prej 5 dollarësh.
"Unë sinqerisht nuk e di as pse e bleva. Thjesht mendova: ‘Pse jo’! "Nuk mund ta besoja kur fitova. Kjo është vetëm bileta e tretë e lotarisë që kam blerë ndonjëherë gjatë jetës sime", kujton ai.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.