Spektakël dhe emocione deri në sekondën e fundit në Air Canada Center mes Torontos dhe Portland-it.
Damian Lillard në parketin kanadez zhvilloi një nga ndeshjet e tij më të mira në karrierë duke realizuar në total 50 pikë, të pamjaftushme gjithsesi për të evituar disfatën e Trail Blazzers ndaj Raptors me shifrat 117-115.
I mrekuellueshëm edhe DeMar DeRozan për vendasit me yllin e Torontos që për pak sa nuk theu rekordin e Adrian Dentley-it dhe Michael Jordan përsa i përket efikasitetit nga vija e gjuajtjeve të lira.
DeRozan u ndal në kuotën e 38 pikëve, duke realizuar plot 24 nga 25 gjuajtje të lira gjithsej. 0.9 sekonda përpara fundit DeMar DeRozan pati shansin ideal të ishte 100% i saktë duke vendosur një rekord të ri absolut përsa i përket gjuajtjeve të lira por gaboi në tentativën e fundit.
Nga ana tjetër nëse shikon paraqitjen e Lillard të vjen me të vërtetë keq që Portland doli i mundur nga ky duel.
Ylli i skuadrës nga Oregoni u shfaq në versionin Stephen Curry gjatë kësaj ndeshjeje duke realizuar një trepikësh nga gjysma e fushës.
https://www.youtube.com/watch?v=BerTwOy_yxo
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.