Lajmet e fundit

Byroja Kombëtare e Hetimit ka zbarkuar mbrëmjen e së enjtes në banesën e partneres së ish-zëvendës kryeministrit shqiptar Arben Ahmetaj në Durrës, ku ka gjetur 30 mijë, raporton euronews.al, transmeton Klan Kosova.
Bëhet e ditur se në kuadër të hetimeve të SPAK-ut lidhur me inceneratorët ku Ahmetaj është person nën hetim, ka burime se një nga ndërtesat e partneres së Ahmetajt ka qenë objekt i kontrollit të BKH me urdhër të SPAK.
“Konfirmohet se gjatë javës së fundit në bazë të një dokumenti, SPAK ka bërë sekuestrimin e praktikës lidhur me disa vila të bashkëshortes dhe ish-bashkëshortes së Ahmetajt, një vilë në bregdet në jug dhe 1 në Durrës si dhe disa apartamente në Tiranë”, raportoi euronews.