Lajmet e fundit

Një rast i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në Bjeshkët e Junikut.
Dy persona janë gjetur të vdekur në një stan (Shtëpizë banimi) atje.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se viktima janë bashkëshortë (burrë dhe e grua).
"Dyshohet se shkaktar i vdekjes është rryma. Viktima dyshohet se janë asfiksuar", tha Gashi.
"Për detaje tjera do t'ju informojmë me kohë", theksoi ai.
Rastin e ka konfirmuar edhe kryetari i Junikut Ruzhdi Shehu.
Klankosova.tv mësojnë se viktimat janë Mic Tofaj, dhe Fatlinda Maloku-Tofaj/ Klankosova.tv
https://klankosova.tv/dy-persona-vdesin-ne-bjeshket-e-junikut/