Rruga që të shpie nga fshati Bukosh për në bjeshkën e fshatit zgjatë rreth 30 minuta.
Për të arritur në destinacionin e dëshiruar duhet kaluar nëpër disa fshatra të komunës së Suharekës, që e bënë udhëtimin një aventurë të pasur.
Sapo mbaron asfalti, fillon një rrugë e cila është vështirë e kalueshme me automjete të vogla.
Sa më lartë ngjiteni për në majën e bjeshkës së Bukoshit aq më të mëdha bëhen edhe bukuritë.
Arritja në majën e bjeshkës, të falë një kënaqësi sikur ke arritur një qëllim jetësor.
Karakteristikat e kësaj bjeshke janë të shumta, madje edhe rrymimet e shumta e bëjnë të jetë pothuajse sikur një spital natyror për shëndetin e njeriut.
Bjeshka e Bukoshit është vendi ideal për të i kushtuar kohë shëndetit dhe për të shijuar bukuritë e mëdha që ka.
https://www.youtube.com/watch?v=cqrX1dP-WFw
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.