Ndeshjen e katërt të kualifikimeve për kampionatin Evropian 2024, Kosova e luan në udhëtim kundër Bjellorusisë, ndeshje që zhvillohet në Budapest.
Kjo përballje e kësaj të hëne mbrëma, do të filloj në ora 20:45 dhe do të transmetohet direkt në televizionin Klan Kosova.
Para dhe pas ndeshjes, do të ketë analizë me të ftuar në studio.
Pas katër ndeshjeve në Grupin I, Zvicra është në vendin e parë me nëntë pikë, Rumania shtatë, Izraeli katër, Kosova tre, Andorra një dhe Bjellorusia zero pikë.
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.