Shtatë minuta pasi Cagliari u kthye në lojë duke e ngushtuar epërsinë ndaj Interin, në skenë doli Bisseck.
Mbrojtësi gjerman arriti që të realizonte golin e tretë për “Nerazzurët”, të cilët gjatë pjesës së parë shënuan dy herë.
Fillimisht sfidën e zhbllokoi Arnautoviq në minutën e 13-të, kurse 13 minuta më vonë Lautaro Martinez dyfishoi atë.
Kurse për Cagliarin realizoi Piccoli në minutën e 48-të në ndeshjen e xhiros së 32-të të Serie A.
Nëse Interi e fiton duelin e sotëm, atëherë do të ngjiten në kuotën e 71 pikëve, me gjashtë më shumë se Napoli që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Kjo ndeshje po transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion!
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.