Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku po zhvillojnë takimin e paraparë nga ora 18:00 të shoqëruar nga Hekuran Murati dhe Vjosa Osmani për të zhvilluar bisedime rreth bashkëpunimit të mundshëm për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.
Kurti dje përmes një ftesë publike kërkoi të takohet me kryetarët të e partive të ish-opozitës për të diskutuar veprimet rreth formimit të institucioneve të reja.
Aktorët e bisedimeve pritet të dalin para mediave për të dhënë detaje rreth takimit.
Për më shumë, ndiqni prononcimin e gazetarit të Klan Kosova, Kastriot Tahiri:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EK
SHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.