Lajmet e fundit

Muriel Clayton është 92 vjeçe, kurse Mary Smith 76.
Ato janë kushërira të para, dhe Muriel e ka rritur Mary prej kur ishte ajo 14 vjeçe.
Për 6 dekada me radhë të gjithë i janë referuar të dyjave si nënë e bijë, transmeton Klan Kosova.
Tash 60 vite pas, ajo e ka birësuar dhe legalisht Mary është vajza e Muriel.
“Kjo nuk do të ndryshojë asgjë mes neve”.
“Vajzat e mija janë shumë të gëzuara, ato e dojnë shumë Mary dhe Mary i do shumë ato”.
“Ne gjithmonë kemi qenë një familje shumë e lidhur me njëri-tjetrin, e kjo tash do të jetë si qershia mbi tortë”, ka thënë Mary për ABC News.
Smith pasi kishte mbetur pa prindër në moshën 14 vjeçe, kishte shkuar për të jetuar te familja e Clayton bashkë me katër vjazat e tjera të këtij çifti.