Billie Eilish, një nga artistet më të spikatura të muzikës pop që prej publikimit të albumit të saj debutues "When We All Fall Asleep, Where Do We Go?" në vitin 2019, ka bërë histori me këngën e saj më të fundit.
Kënga ''Birds of a feather”, pjesë e albumit të saj të vitit 2024 "Hit me hard and soft", e cila ishte e nominuar për Albumin e Vitit në Çmimet Grammy 2025, është bërë një nga këngët më të dëgjuara në botë gjatë vitit të fundit, transmeton klankosova.tv.
Edhe pse kënga nuk fitoi në kategoritë Performanca më e Mirë Pop Solo, Kënga e Vitit dhe Regjistrimi i Vitit, ku ishte e nominuar në ceremoninë e çmimeve në muajin shkurt, ajo ka shënuar një arritje historike, duke vendosur një rekord të ri që tregon ndikimin dhe popullaritetin e jashtëzakonshëm të Billie Eilish në skenën muzikore globale.
https://www.youtube.com/watch?v=geKxhmZL8ao&list=RD12mbMjtybRs&index=10
Kënga “Birds of a Feather” nga Billie Eilish është një himn i fuqishëm që eksploron tema të dashurisë së thellë, besnikërisë dhe një lidhjeje intense që dëshiron të zgjasë “deri në varr”.
Në performancën e saj në Grammy Awards 2025, Billie Eilish i dedikoi këtë këngë qytetit të saj të lindjes, Los Angeles, si një mesazh dashurie dhe ngushëllimi për komunitetin e prekur nga zjarret e fundvitit të kaluar.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.