Jim Lewis dhe Jim Springer janë binjakë identik që janë rritur ndaras nga njëri tjetri që kur ishin foshnje.
Të dy që në muajin e parë të lindjes u adaptuan nga familje të ndryshme e për koicidencë të dy familjet i pagëzuan ata me të njëjtin emër, Jim.
Ata vazhduan jetën të ndarë nga njër-tjetri mirëpo të dy Jim-ët kishin jo vetëm lidhje gjenetike dhe të njëjtin emër por edhe shumë të përbashkëta të tjera që kishin lënë të gjithë pa mend, transmeton Klan Kosova.
Kur binjakët më në fund u ribashkuan në moshën 39 vjeçare në vitin 1979, ata zbuluan se pamja e tyre nuk ishte e vetmja e përbashkët që kishin.
Kur u takuan ata e kuptuan që të dy kishin gjithë jetën që jetojnë në Ohio dhe atë vetëm 72 kilometra larg njëri-tjetrit.
Në bisedë e sipër ata kuptuan që jeta e tyre ishte pothuajse identike. Të dy në fëmijërinë e tyre e kishin nga një qen që e quanin “Toy”, ishin martuar dy herë – gratë e para të tyre quheshin Linda e më pas të dytë u martuan me gratë që kanë të njëjtën emër, Betty.
E që habia të mos mbarojë, të dy patën nga një djalë me të njëjtën emër, James Allen.
Të dy vuanin nga tensioni i lartë, pinin të njëjtën markë cigare, vozitnin të njëjtën tip të veturës e madje edhe shkonin në të njëjtën plazh në Florida.
Binjakët Jim, siç u quajtën më pas, ishin kandidatë të përsosur për studime shkencore. Të dy morën pjesën në një studim të binjakëve të ribashkuar të kryer nga Dr Thomas Bouchard në Universitetin e Minesotës.
Në një provë matëse të personalitetit shkencëtarët u habitën aq shumë nga ngjajshmëria e tyre, sa që menduan që testet i ka plotësuar vetëm njëri prej binjakëve.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.