21.02.2016 · përditësuar para 3789 dite1 min lexim
Kyrie Peters dhe burri i saj Craig ishin shumë të lumtur kur morrën lajmin se ishin duke pritur binjakë.
Por lumturia e tyre ishte jetëshkurtër, kur morrën lajmin nga doktorët se djemtë e tyre ende të palindur ishin në gjendje të rrezikshme, transmeton Klan Kosova.
E vetmja shpresë për shpëtimin e tyre ishte t’i futeshin një operacioni i cili duhet të kryhej derisa ata ishin ende në mitër.
Sindroma TTTS është një sëmundje e placentës ku binjakët identikë ndajnë një placentë të vetme të gjakut.
Kjo gjë ndodh kur placenta e përbashkët përmban enët anormale, ku njëri nga binjakët merr shumë gjak i cili mund t’i sjellë edhe infarkt në zemër, ndërsa binjaku tjetër merr shumë më pak gjak.
Për këtë arsye kirurgët e spitalit të Londrës ishin të detyruar të vepronin shumë shpejt.
Ata rekomanduan një procedurë me lazer për trajtimin e sindromës, e cila është një metodë e dobishme me anë të së cilës placenta ndahet në dy pjesë duke bllokuar enët e gjakut dhe duke rivendosur oksigjenin e mjaftueshëm si dhe furnizimin me lëndë ushqyese.
Kyrie dhe Craig u përballen me një zgjedhje të dhimbshme sepse me anë të këtij operacioni binjakët e tyre kishin shumë pak gjasa që të mbijetojnë.
Megjithatë ata ia dolën.
TTTS është një sfidë në rritje për mjekët për shkak të rritjes së numrit të binjakëve.
Në vitin 1984, pak më shumë se 7000 grupe të binjakëve kishin lindur në Britani të Madhe.
Ndërsa tani shifra ka shkuar deri në 12.000.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.