Bill Murray vizitoi adaptimin e Broadway të komedisë klasike të tij më 1993, Groundhog Day, këtë të marte, me ç’rast raportohet që është përlotur nga mjuzikli i ri.
New York Times dokumentoi vizitën e Murray-t në August Wilson Theater, ku ylli hollivudian kishte shkuar ta shohë mjuziklin për herë të parë.
Murray kishte marrë pjesë në këtë shou me vëllanë e tij dhe bashkë-aktorin te filmi Groundhog Day, Brian Doyle-Murray, dhe bashkë-shkruesin e skenarit, Danny Rubin, dhe shihej “duke qarë” në fund të performancës.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.