Legjenda e ekranit amerikan Bill Murray e ka kënduar versionin e tij të këngës “Po pi pianoja”.
Ylli i filmit “Lost in Translation” e këndoi këngën e vitit 1976, në kuadër të një filmi koncertal, “New Worlds: The Cradle Of Civilization”.
Koncerti u xhirua në Akropolin historik në Athinë të Greqisë në qershor të vitit 2018 dhe në të bashkëpunuan Murray me Jan Voglerin, Mira Wangun dhe pianisten Vanessa Perez.
Pos këngës së Waitsit, Murray po ashtu performoi edhe këngë të Van Morrisonit, Geroge Gershwinit dhe Leonard Bernsteinit, si dhe vepra klasike të Bachut dhe Schubertit.
https://www.youtube.com/watch?v=pVYxK3h6oVc
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.