Bill Gates beson se obeziteti është një problem që paraja nuk mund ta zgjidhë dhe promovon ndryshime të caktuara të sjelljes, së bashku me përdorimin e barnave për humbje peshe, për të trajtuar këtë gjendje, shkruan Indian Express.
Në një bisedë të fundit me podkasterin Raj Shamani, biznesmeni amerikan foli për rëndësinë e barnave GLP-1, të cilat imitojnë një hormon natyror në trup që rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe oreksin, së bashku me ndryshimet e stilit të jetesës të nevojshme për të kontrolluar problemin e obezitetit.
“Klasa më premtuese e barnave janë këto barnat GLP-1, të cilat së shpejti do të dalin nga patenti dhe do të bëhen të lira. Unë gjithmonë përqendrohem pak si tepër në zgjidhjet shkencore. Pra, ndoshta një kombinim i atij ndryshimi të sjelljes dhe mjeteve të reja. Por ndryshimi i sjelljes është i vështirë; ne nuk kemi arritur sukses aq sa do të donim,” tha filantropi pas sugjerimeve se joga dhe dieta janë më efektive.
“Ka shumë diskutime rreth obezitetit, dhe kur u takova me kryeministrin indian Narendra Modi, ai fliste për gjëra të ndryshme të tipit joga të cilat njerëzit duhet t'i adoptojnë. Por ka qenë e vështirë. Jo shumë vende kanë arritur t'ua ndryshojnë sjelljet", ka thënë Gates.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.