Në stadiumin ikonik të Milanit, Barcelonës ia ka dashur më shumë kur ky stadium ka figuruar si “San Siro” se sa si “Giuseppe Meazza”.
Katalunasit në Ligën e Kampionëve kanë fituar tri herë ndaj Milanit në “San Siro, 0:2 në fazën e grupeve të stinorit 2000-1, 0:1 në gjysmëfinalen e 2006-tës, dhe 2:3 në gazën e grupeve të sezonit 2011-12.
Ndërkaq, ndaj Interit në po këtë stadium ata kanë fituar vetmë një herë, më stinorin 2019-20, 1:2.
Në përgjithësi, në këtë stadium, ata njohin tri fitore ndaj Milanit, e dy fitore ndaj Zikaltërve.
Me Kuqezinjtë kanë luajtur tetë herë në “San Siro”, ku pos tre herëve që kanë fituar, po aq kanë humbur dhe dy herë kanë barazuar.
Ndërkaq, në përgjithësi me Interin në “Meazza” ata kanë luajtur gjashtë herë në Ligën e Kampionëve, ku pos njërës fitore, kanë barazuar tri herë dhe kanë humbur dy herë.
E sonte, Barcelona zbarkon sërish në “Meazza” ku kërkon finalen e Ligës së Kampionëve në betejën ndaj Interit pas trilerit 3:3 në ndeshjen e parë në Spanjë.
Takimi emetohet LIVE në platformën më të madhe në vend, Art Motion, në Sport 1.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.