Lajmet e fundit

“E veçanta e kësaj bienale është se ka shumë portrete të figurave tona patriotike - prapë ekspozohet portreti i heroit Adem Jashari i cili është i trajtuar në mënyrë shumë artistike dhe teknikisht në nivel shumë serioz nga themeluesi i shoqatës, Atanur Dogan”.
Xhemaili tregon se jo të gjithë pjesëmarrësit do të jenë prezentë në hapjen e ekspozitës pasi që nuk ka pasur mundësi financiare për t’iu siguruar fjetje të gjithë artistëve.
“Do të vijnë eventualisht 10 deri në 12 artistë në hapje, ku do të demonstrojnë teknikat e tyre individuale sa i përket akuarelit. Nuk kemi pasur mundësi të ftojmë më shumë për shkak të mjeteve financiare”.
Pavarësisht kësaj, ai tregon se ka pasur mbështetje nga Ministria e Kulturës, Drejtoria e Kulturës në kuadër të Komunës së Prishtinës dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës.
“Është privilegj i madh për neve si shtet, por edhe si shoqatë IWS Kosovo, që e kemi të pranishëm një prej artistëve më me nam të teknikës së akuarelit që quhet Guan Weixing. Ky është një artist 80 vjeçar me një eksperiencë 60 vjeçare”.
Xhemaili shton se “artistët kanë marrë pjesë në këtë bienale për ta përkrahur një shtet të vogël siç është Kosova - nuk kërkojnë honorar sa i përket demonstrimeve të tyre; ndërsa në shtetet tjera ata paguhen mbi dy mijë euro”.
Përveç të huajve, në këtë bienale marrin pjesë është artistë nga Kosova dhe Shqipëria. Dy emra të njohur janë Fatmir Dardha dhe Ergyz Demo.
Me rastin e hapjes së ekspozitës mbrëmjen e së hënës, Xhemaili ka thënë se është befasuar me numrin e madh të vizitorëve dhe se sipas tij ky interesim i artdashësve e ka motivuar që të organizojë bienale edhe më të mëdha në vitet e ardhshme.
“Numri i vizitorëve i ka kaluar pritjet e mia. Ka shumë studentë, audiencë të përgjithshme dhe artistë – sinqerisht nuk e kam pritur një numër kaq të madh të vizitorëve. Sidoqoftë, në vitet e ardhshme shpresoj që të ketë vizitorë më shumë nga artistët ndërkombëtarë, për shkak të demonstrimeve sepse kjo është shumë e vlefshme për ne si komunitet artistik, por edhe për audiencën në përgjithësi”.
“Kjo bienale është duke u organizuar që tetë muaj në vazhdimësi dhe jam shumë i lodhur, por kur po shoh kaq shumë të interesuar, me të vërtetë po ndjehem më i motivuar dhe inspiruar që të vazhdoj edhe më tutje sepse po e shoh që ja vlen”.
Ekspozita Ndërkombëtare "Bienale e akuarelit" do të qëndrojë e hapur për pesë ditë.
https://www.youtube.com/watch?v=-tYJTz3ntOo&feature=youtu.be&fbclid=IwAR04eu8EsTWjkjzpvjMpI5NqsEiZKWe6etvRH81aXZL5MWcwZtwMV6cOhgI
klankosova.tv